“Aliu më ka thënë: E kam dëgjuar Abdulaziz ibn Ebu Hazimin, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Usejdi, shoku i Pejgamberit ﷺ, u martua dhe e ftoi Pejgamberin ﷺ në dasmë. Atë ditë, nusja u shërbeu atyre. Sehli (duke rrëfyer ngjarjen) u tha të pranishmëve: “A e dini se çfarë i shërbeu Pejgamberit ﷺ? I shërbeu lëngun e hurmave që kishin qëndruar gjatë tërë natës në ujë deri në mëngjes, në një enë guri.””