“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, u paraqitën ca re dhe filloi të binte shi, saqë çatia (e xhamisë), e cila ishte e ndërtuar me degë të hurmës, nisi të pikonte. U thirr ikameti për namaz dhe e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke rënë në sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë shenjat e baltës i dalloheshin në ballë.””