“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Enes ibn Sirini se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ensar shtatmadh iu ankua Pejgamberit ﷺ: “Nuk po arrij të falem me ty (në xhami me xhemat).” Kështu, përgatiti një drekë për Pejgamberin ﷺ dhe e ftoi në shtëpinë e tij. I shtroi një hasër, të cilën paraprakisht e pastroi me ujë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate në të. Një burrë i familjes Xharudi e pyeti Enesin: - A e falte Pejgamberi ﷺ namazin e duhasë? - Nuk e kam parë asnjëherë duke e falur, përveç asaj dite, - tha Enesi.””