“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, i cili ishte udhërrëfyes i Kabit prej fëmijëve të tij, pasi që u verbua nga sytë, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve që mbetën prapa...”, (Teube, 118) ka thënë: “Në shenjë të pendimit tim, dua ta lë pasurinë time vakëf për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Mbaj një pjesë të pasurisë për vete, se kështu është më mirë për ty.””