“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Sad ibn Ubade Ensariu e pyeti Pejgamberin ﷺ për një zotim të nënës së tij, e cila kishte vdekur pa e përmbushur atë. Pejgamberi ﷺ ia lejoi që ai ta përmbushë zotimin e saj. Pas kësaj, kjo gjë mbeti traditë.”