“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Motra ime qe zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur (pa e bërë atë).” - “Çfarë mendon, sikur motra jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - iu përgjigj ai. - “Kryeje borxhin ndaj Allahut, sepse Allahu është më Meritori që të kryhen obligimet ndaj Tij ”, - tha Pejgamberi ﷺ.””