“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Si ashtu, vallë?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me bashkëshorten në Ramazan (gjatë ditës) - ia ktheu ai . - “Ke ndonjë rob?” - Jo - tha ai. - “Mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Atëherë, një burrë ensar, solli një shportë me hurma, ndërsa Pejgamberi ﷺ i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë!” - Dikujt që është më nevojtar se ne, o i Dërguari i Allahut?! Betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se në mes dy pllajave (të Medinës) s'ka familje më të varfër se ne. - “Shko ushqeje familjen tënde, pra”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””