“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejdi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Çfarë ke?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me bashkëshorten në Ramazan (gjatë ditës) . - “A ke me çfarë të lirosh një rob?” - Jo, - tha ai. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo, nuk mundem. Rastisi që Pejgamberit ﷺ t'i sjellin një shportë me hurma, e në atë rast i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë!” - Dikujt që është më i varfër se ne? Në mes dy pllajave (në Medinën) s'ka familje më të varfër se ne. - “Merre dhe ushqeje familjen tënde, pra”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””