“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Rushejdi, e këtij i ka treguar Velid ibn Muslimi, e ky nga Ebu Gasan Muhamed ibn Mutarrifi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Seid ibn Merxhane se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdokujt që liron një rob musliman, Allahu do t'ia shpëtojë nga Zjarri çdo gjymtyrë të tij kundrejt çdo gjymtyre të robit të liruar, madje edhe organin gjenital kundrejt organit gjenital të robit.””