“Ebu Numani na ka thënë: Na ka rrëfyer Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ensar liroi një rob, duke i kushtëzuar lirinë me vdekjen e pronarit. Ai nuk kishte pasuri tjetër pos atij robi, gjë për të cilën, kur Pejgamberi ﷺ u informua, tha: “Kush po e blen këtë rob prej meje?” Kështu, Nuajm ibn Nuhami e bleu për tetëqind dërhemë. Xhabiri thoshte: “Ai ka qenë rob koptas. Vdiq qysh në vitin e parë.””