“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ajo deshi ta blejë Berirën (për ta liruar nga robëria), por pronarët e saj i kushtëzuan që merita e çrobërimit t'u takojë atyre. Kështu, këtë ia përmendi Pejgamberit ﷺ, i cili tha: “Blije, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.””