“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Gajlan ibn Xheriri, e ky nga Ebu Burde, i biri i Ebu Musait se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'i kërkuar të na japë kafshë bartëse (për luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr me vete, por as kam me se t'ju bart.” Pastaj pritëm aq sa deshi Allahu të presim dhe, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa deve, ai na i dha tri kokë të majme. Kur u nisëm për rrugë, thamë: “Betohemi në Allahun se Ai nuk do të na japë bereqet, sepse shkuam dhe i kërkuam Pejgamberit ﷺ të na japë kafshë bartëse, por ai na u betua se nuk do të na i japë, megjithatë na i dha. Andaj, u kthyem te Pejgamberi ﷺ dhe ia përmendëm. Ai na tha: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin .””