“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hisham ibn Huxhejri, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë, Sulejmani ﷺ tha: “Sonte do të bëj marrëdhënie me nëntëdhjetë gra, që secila të më lindë nga një djalë që do të luftojë në rrugën e Allahut. Shoku i tij (meleku) i tha: “Thuaj “inshallah" (vetëm nëse Allahu do). Por, ai harroi. Ai bëri marrëdhënie me të gjitha, por asnjëra prej tyre nuk lindi fëmijë, përveç njërës, e cila lindi një njeri gjysmak. Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të kishte thënë “inshallah”, nuk do të dështonte dhe do të ishte më afër t'i plotësohej dëshira.” Murrai tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta bënte përjashtimin (të thoshte “inshallah") .” Ebu Zinadi na ka transmetuar nga Arexhi hadithin e njëjtë me të Ebu Hurejrës.”