“Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omer ibn Farisi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Haseni se Abdurrahman ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e kërko udhëheqjen se, po t'u dha pa e kërkuar, do të ndihmohesh, e, nëse të jepet si shkak i kërkesës sate, atëhere do të jesh përgjegjës për të. Nëse betohesh për diçka, pastaj sheh një zgjidhje më të mirë, atëherë punoje atë që është më e mirë dhe shpaguaje betimin e bërë.” Transmetimin e Othman ibn Omer ibn Farisit e ka fuqizuar Esh'heli nga Ibn Avniu. Po ashtu, transmetimin e fuqizojnë edhe Junusi, Simak ibn Atije, Simak ibn Harbi, Humejdi, Katadja, Mensuri, Hishami dhe Rebia.”