“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha i sëmurë rëndë, i Dërguari i Allahut ﷺ me Ebu Bekrin erdhën në këmbë për të më vizituar, e në atë rast më gjetën të alivanosur. I Dërguari i Allahut ﷺ mori abdes dhe më spërkati me ujë të abdesit. Kur m'u kthye vetëdija, thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me pasurinë time? Si ta ndaj atë?” Ai nuk më dha ndonjë përgjigje derisa zbriti ajeti i trashëgimisë.””