“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha! Mos përgjoni, mos spiunoni, mos urreni dhe mos i ktheni shpinën njëri-tjetrit, por jini robër të Allahut, vëllezër!””