“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka dhe thirret ikameti, jepni përparësi darkës e mos u ngutni derisa ta përfundoni (ngrënien) .” Kur Ibn Omerit i shtrohej darka, porse, në anën tjetër, thirrej ikameti, nuk shkonte në xhami derisa e përfundonte ngrënien, edhe pse e dëgjonte leximin e imamit (në namaz).”