“Zuhejri dhe Vehb ibn Othmani na kanë thënë: Na ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush është duke ngrënë ushqim, të mos ngutet derisa ta përfundojë ngrënien, edhe nëse thirret ikameti për namaz.” Këtë e ka transmetuar Ibrahim ibn Mundhiri nga Vehb ibn Othmani dhe Vehb Medeniu.”