“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sa i përket fjalës së të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Sikur të zgjidhja dikë prej umetit tim për mik të ngushtë, do ta zgjidhja atë (Ebu Bekrin) , mirëpo miqësia e Islamit është më e mirë.” Kështu, në trashëgimi, Ebu Bekri gjyshin e konsideronte sikurse babanë.””