“Muhamed ibn Jusufi transmeton nga Verkai, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në fillim, pasuria i takonte të birit, kurse prindërve aq sa u lihej testament. Mirëpo, prej kësaj dispozite Allahu shfuqizoi çfarë deshi, andaj vendosi që mashkulli të ketë hise sa dy femra; prindërit, secili prej tyre, një të gjashtën; bashkëshortja një të tetën ose një të katërtën; ndërsa bashkëshorti gjysmën ose një të katërtën (e pasurisë së lënë trashëgimi).””