“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, për fëmijën të cilin një grua nga fisi benu lehjan e kishte lindur të vdekur (si pasojë e goditjes nga një grua tjetër), gjykoi se shpagimi i gjakut për të të ishte sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë. Pastaj, gruaja që kreu vrasjen, e cila duhet të jepte një të dhjetën e vlerës së robit a robëreshës vdiq, prandaj i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi që trashëgimia e saj t'u takonte fëmijëve dhe burrit, ndërsa shpagimin e gjakut duhet ta paguanin familjarët nga ana e babait.””