“Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi se Esved ibn Jezidi tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) gjykoi se vajzës i takon gjysma dhe motrës gjysma (e mbetur).” Në vijim Sulejmani tha: “Gjykoi mes nesh, por nuk e përmendi fare shtojcën: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.””