“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Esvedi rrëfen: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e bleu Berirën për ta liruar, por pronarët e saj ia kushtëzuan meritën e çrobërimit të saj.” Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e bleva Berirën për ta liruar, por pronarët e saj po më kushtëzojnë meritën e çrobërimit të saj.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që i jep paratë”, - ose ka thënë: “atij që e jep çmimin.” Rrjedhimisht, ajo e bleu dhe e liroi. Më pas, asaj iu mundësua të zgjidhte nëse donte apo s'donte të qëndronte edhe më tej me burrin e saj. Ajo zgjodhi të ndahej prej tij dhe tha: “Edhe sikur të ma jepte këtë e atë, nuk do të qëndroja me të.” Esvedi ka thënë: “Burri i saj ka qenë i lirë. Mirëpo fjala e Esvedit është e shkëputur, ndërsa fjala e Ibn Abasit: “E kam parë atë si rob”, është më e saktë.”