“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kemi libër për ta lexuar, përveç Librit të Allahut dhe përmbajtjes së kësaj fletushke. Kështu, e nxori fletushkën, e cila fliste për shpagimin e plagëve dhe moshat e kafshëve për zekat, si dhe: “Medina është e shenjtë prej Airit deri te Theuri, andaj mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të ose strehon dikë që bën risi! Të atillit, në Ditën e Kiametit, nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare. Gjithashtu, mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë (rob të liruar) që meritën e çrobërimit të tij ia jep dikujt , pa lejen e atyre që e kanë liruar! Të atillit, në Ditën e Kiametit, nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare. Besa e muslimanëve është një dhe të gjithë e respektojnë atë. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që tradhton ndonjë musliman! Të atillit nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare.””