“Kutejbe ibn Seidi transmeton nga Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Aishja, nëna e besimtarëve, donte të blinte një robëreshë dhe ta lironte, por familja e robëreshës i thanë: “Ta shesim, por me kusht që merita e çrobërimit (trashëgimisë) të saj të na takojë neve.” Kur ia përmendi këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai tha: “Të të mos pengojë kjo, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.””