“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E bleva Berirën, por pronarët e vet ma kushtëzuan meritën e çrobërimit (trashëgimisë) të saj. Kur ia përmenda këtë Pejgamberit ﷺ, më tha: “Liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që i jep paratë.” Rrjedhimisht, e lirova. I Dërguari i Allahut ﷺ e thirri dhe i tha të zgjidhte nëse donte të qëndronte edhe më tej me burrin e saj, apo jo. Ajo iu përgjigj: “Edhe sikur të ma jepte këtë e atë, nuk do të qëndroja me të.” Andaj, zgjodhi të ndahej prej tij.””