“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë dhe na tha: “Do t'ju prij në namaz (vullnetar), por jo në farz, në mënyrë që t'ju tregoj si falej Pejgamberi ﷺ. Ejubi e pyeti Ebu Kilaben: - E si u fal (Maliku)? - Sikurse hoxha ynë, - iu përgjigj Ebu Kilabe. Ejubi thotë: “Hoxha ynë qëndronte ulur në rekatin e parë, pasi e ngrinte kokën nga sexhdja, para se të ngrihej në këmbë.””