“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Husejni, e ky nga Zaide, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, tha: - “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.” - Ai është person i ndjeshëm. Kur të zëvendëson ty, nuk arrin t'ua falë njerëzve namazin (nga të qarët), - i tha Aishja. - “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ, por Aishja ia përsëriti të njëjtat fjalë. - “Thuaji Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz! Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Së këndejmi, dikush shkoi e i tregoi Ebu Bekrit, i cili u priu njerëzve në namaz duke qenë Pejgamberi ﷺ gjallë.””