“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Gjatë sëmundjes së vdekjes, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.” - Kur Ebu Bekri të zëvendëson ty, njerëzit s'arrijnë dot ta dëgjojnë (ta kuptojnë) leximin e tij, nga të qarët. Andaj, thuaji Omerit t'ua falë, - i thashë. Iu drejtova Hafsës, që edhe ajo t'ia thoshte të njëjtat fjalët. Andaj, Hafsa ia tha të njëjtat fjalë, por i Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: - “Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz!” Hafsa iu drejtua Aishes: “Kurrë nuk ta pashë hajrin!””