“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Hasini, e ky e ka dëgjuar Umejr ibn Seid Nehaiun se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po qe se do të vdiste ndonjëri prej atyre që i kam ndëshkuar me ndonjë prej ndëshkimeve të përcaktuara, nuk do të mërzitesha, përveç për atë që është ndëshkuar për konsumim të alkoolit. Nëse i tilli do të vdiste, do t'ia jepja familjes së tij shpagimin e gjakut, ngaqë Pejgamberi ﷺ nuk e ka përcaktuar saktësisht ndëshkimin për të.””