“Mekij ibn Ibrahimi transmeton nga Xhuejdi, e ky nga Jezid ibn Husajfe se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ dhe gjatë udhëheqjes së Ebu Bekrit, si dhe në fillim të udhëheqjes së Omerit, kishte raste kur sillej ndokush që kishte pirë alkool, ndërkaq ne e rrihnim me duar, sandale dhe me rrobat tona. Kështu vepruam deri nga fundi i udhëheqjes së Omerit, i cili pastaj e ndëshkonte me dyzet goditje me kamxhik. E, kur dikush rebelohej dhe e prishte rendin, e dënonte me tetëdhjetë goditje me kamxhik.””