“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e mallkoftë hajdutin! Vjedh një vezë, i këputet dora; vjedh një litar, i këputet dora.” Ameshi thotë: “Me fjalën vezë kishte për qëllim helmetën e hekurt (në formë të vezës), ndërkaq për litarin është thënë se ka të atillë, vlera e të cilëve arrin në disa dërhemë.””