“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Idris Havlaniu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në një ndejë kur tha: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni e nuk do të bëni zina”, - pastaj e lexoi në tërësi ajetin përkatës (të besatimit) dhe tha: “Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo është shpagim për të (për mëkatin) . Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) , e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e fal, e, nëse do, e dënon.””