“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që Pejgamberit ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat, sepse ai ka qenë njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit. Betohem në Allahun se asnjëherë nuk është hakmarrë për veten, përveç kur cenoheshin ndalesat e Allahut, e në atë rast hakmerrej për hir të Allahut.””