“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Usame foli me Pejgamberin ﷺ për të ndërmjetësuar për një grua (që kishte vjedhur). Pejgamberi ﷺ i tha: “Ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak se, ndaj të dobëtit e zbatonin ndëshkimin, kurse fisnikun e falnin. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im se, edhe sikur Fatimja të bënte një gjë të tillë, do t'ia prisja dorën.””