“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka zbatuar ndaj një gruaje ndëshkimin me prerje të dorës. Aishja thotë: “Më pas, ajo vinte herë pas here, e unë e njoftoja Pejgamberin ﷺ për nevojat e saj. Ajo u pendua dhe u përmirësua.””