“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Idrisi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Ia dhamë besën Pejgamberit ﷺ me një grup njerëzish, e në atë rast ai na tha: “Po e lidh besën me ju që: nuk do t'i bëni Allahut ortak asgjë, nuk do të vidhni, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu. E, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo është shpagim për të dhe pastrim. E, kujtdo që Allahu ia mbulon, atëherë i përket Allahut: nëse do, e, dënon, e nëse do, e fal.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kur vjedhësi pendohet pasi t'i pritet dora, pranohet dëshmia e tij. Kjo vlen për çdo të penduar tjetër që pendohet pas ndëshkimit, pra, i pranohet dëshmia.””