“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Kilabe Xhermiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa pjesëtarë të fisit ukël erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe e pranuan Islamin. Atyre nuk u pëlqeu klima e Medinës, andaj Pejgamberi ﷺ i porositi që të shkojnë te devetë e sadakasë e të pinë nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, u bënë renegatë dhe e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ e u grahën deveve. Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, pasi ia sollën, urdhëroi që t'u priten duart dhe këmbët e t'u damkosen sytë. Pastaj, nuk i kuroi, por i la ashtu derisa vdiqën.””