“Davud ibn Shebibi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kam dëgjuar një hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin askush pos meje s'do t'jua tregojë. E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Nuk do të ndodhë Kiameti përderisa, - ose ka thënë: Ndër shenjat e Kiametit janë: - pakësimi i diturisë, shfaqja e injorancës, konsumimi i alkoolit, shfaqja e zinasë, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës mashkull.””