“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka rrëfyer Is'hak ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh që robi të jetë besimtar teksa bën zina, as të jetë besimtar teksa vjedh, as të jetë besimtar teksa pi alkool dhe as të jetë besimtar teksa vret dikë.” Ikrime thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “E si shkulet imani prej tij?” Ai u përgjigj: “Në këtë formë: - i gërshetoi gishtat e tij e pastaj i nxori, - e, nëse pendohet, i kthehet në këtë formë: - i gërshetoi prapë gishtërinjtë.””