“Muhamed ibn Othmani Ibn Kerame na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Mahledi, e ky nga Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një hebre dhe një hebreje që kishin bërë zina. Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë keni në Librin tuaj (Tevratin) rreth kësaj?” Ata u përgjigjën: “Rabinët tanë e kishin praktikë që t'ua nxijnë fytyrat me hi dhe t'i shëtisin në sy të popullit, hipur mbi gomar, shpinë për shpine. Abdullah ibn Selami i tha Pejgamberit ﷺ: “Kërkojua Tevratin!” Kur ia sollën, njëri prej tyre e vendosi dorën mbi citatin e gurëzimit dhe filloi të lexojë citatet para dhe pas tij. Ibn Selami i tha: “Ngrije dorën!” Kur shikuan, panë se citati i gurëzimit kishte qenë nën dorën e tij. Andaj, Pejgamberi ﷺ dha urdhrin dhe u gurëzuan.” Ibn Omeri thotë: “U gurëzuan te Rrasa e Gurit. E pata parë burrin (që gurëzohej) tek shtrihej mbi femrën për ta mbrojtur nga gurët.””