“Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit eslem vajti te Pejgamberi ﷺ dhe, në prani të tij, pohoi se kishte bërë zina. Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër, por personi në fjalë dëshmoi katër herë kundër vetes. Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore?” - Jo, - i tha ai. - “A je i martuar?” - Po, - tha. Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha të pranishmëve që ta gurëzonin te vendfalja (e hapur). Kur e plagosi guri i parë, ai filloi të ikë, por pastaj u zu dhe u gurëzua për vdekje. Pejgamberi ﷺ foli mirë për të dhe ia fali namazin e xhenazes. Junusi dhe Ibn Xhurejxhi, në transmetimin e tyre nga Zuhriu, nuk kanë thënë: “... dhe ia fali namazin e xhenazes.” Kur Ebu Abdullahu u pyet për këtë, se a qëndron fjala e tij: “Ia fali xhenazen" apo jo, tha: “Këtë e ka transmetuar Mameri.” E pyetën: “A e ka transmetuar dikush tjetër përveç Mamerit?” U përgjigj: “Jo.””