“Lejthiu transmeton nga Amër ibn Harithi, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Muhamed ibn Xhafer ibn Zubejri, e ky nga Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, u dogja.” - “Çfarë ke?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan (gjatë ditës), - iu përgjigj ai. - “Jep lëmoshë!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - S'kam, - tha ai. Kështu, ai ndenji aty për ca çaste, pastaj, një njeri që e ngiste gomarin dhe kishte me vete ca ushqim, erdhi te Pejgamberi ﷺ, - transmetuesi thotë: “Nuk di çfarë ushqimi ishte”, - e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Ku është i djeguri?” - Ja ku jam, - tha ai. - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë!” - Ndonjë më të varfri se unë?! Familja ime s'kanë ushqim, - tha ai. - “Hajeni ju pra!” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Transmetimi tjetër ku përmendet shprehja: "Ushqeje familjen tënde me të" , është më i qartë.””