“Abdulkudus ibn Muhamedi më ka thënë: Më ka treguar Amër ibn Asim Kilabiu, e këtij i ka treguar Hemam ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë, teksa po rrija te Pejgamberi ﷺ, erdhi një burrë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam bërë një mëkat për të cilin ka ndëshkim, andaj më ndëshko!” Por Pejgamberi ﷺ nuk e pyeti më tepër. Kur erdhi koha e namazit, u fal me Pejgamberin ﷺ. Me të mbaruar namazin, ai iu afrua të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i tha: “Kam bërë një mëkat për të cilin ka ndëshkim, andaj më ndëshko sipas Librit të Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “A nuk u fale me ne?!” Ai iu përgjigj: “Po.” - “Atëherë pra, Allahu ta ka falur mëkatin, - ose ka thënë: ndëshkimin tënd”, - iu përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.””