“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Jala ibn Hakimin, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Maiz ibn Maliku erdhi te Pejgamberi ﷺ, ai i tha: “Ndoshta vetëm e ke puthur, e ke ngacmuar ose e ke shikuar?” Ai iu përgjigj: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “A ke bërë marrëdhënie me të?” Maizi tha: “Ashtu është.” Kështu, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që të gurëzohej.””