“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu se Ibn Abasi tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kam frikë se do të vijë një kohë kur njerëzit do të thonë: “Gurëzimin nuk po e gjejmë askund në Librin e Allahut.” Dhe, si pasojë, do të devijojnë duke anashkaluar një obligim të zbritur nga Allahu. S'ka dyshim se dënimi i vetëm meritor për të martuarin që bën zina është gurëzimi; për sa kohë që provat janë ngritur, ose për sa kohë që është shfaqur shtatzënia, ose e ka pranuar fajin.” Sufjani thotë: “Kështu e kam mbajtur në mend: “Dijeni se Pejgamberi ﷺ e ka zbatuar ndëshkimin me gurëzim, e edhe ne pas tij.””