“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid Makburiu, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse robëresha bën zina dhe del në shesh zinaja e saj, zbatojani dënimin dhe mos e qortoni. Nëse prapë bën zina, zbatojani dënimin dhe mos e qortoni. E, nëse bën zina edhe për të tretën herë, atëherë shiteni, qoftë dhe për një litar floku.” Transmetimin e Lejthit e ka fuqizuar Ismail ibn Umeje nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”