“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Shejbaniu tregon se e pyeti Abdullah ibn Ebu Eufain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për çështjen e gurëzimit, i cili iu përgjigj: “Pejgamberi ﷺ e ka zbatuar gurëzimin.” - Para se të zbriste surja Nur apo pas? - e pyeta. - Nuk e di, - më tha Abdullahu. Transmetimin e Abdulvahidit e kanë fuqizuar Ali ibn Mus'hiri, Halid ibn Abdullahu, Muharibi dhe Abide ibn Humejdi, nga Shejbaniu. Disa kanë thënë: “Surja Maide”, porse transmetimi i parë është më i saktë.”