“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë hebrenjtë erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se një burrë nga mesi i tyre kishte bërë zina me një grua. Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë keni në Tevrat rreth çështjes së gurëzimit?” Ata u përgjigjën: “T'i poshtërojmë dhe t'i dënojmë me goditje kamxhiku.” Por, Abdullah ibn Selami u tha: “Po gënjeni! Aty përmendet gurëzimi.” Kështu, ata e morën Tevratin dhe e hapën. Njëri e vendosi dorën mbi citatin e gurëzimit dhe i lexoi citatet para dhe pas tij. Abdullah ibn Selami i tha: “Largoje dorën!” Me ta larguar dorën, u shfaq citati i gurëzimit. Ata thanë: “Ky e tha të vërtetën, o Muhamed! Aty qenka citati i gurëzimit.” Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të gurëzohen. Abdullahu thotë: “E pashë burrin (që gurëzohej) duke u shtrirë mbi femrën për ta mbrojtur nga gurët.””