“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Ebu Bekri vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili kishte vënë kokën në prehrin tim (duke fjetur) dhe më tha: “E vonove Pejgamberin ﷺ dhe gjithë njerëzit, në një kohë kur ata mbetën pa ujë (për abdes).” Më qortoi dhe filloi të më shpojë me dorën e tij në ijë, por unë, duke mos dashur që Pejgamberi ﷺ ta largojë kokën nga prehri im, nuk lëviza. Ndërkohë, Allahu e shpalli ajetin e tejemumit.””